Bëhen pesë vite nga ardhja në jetë e djalit të saj, Paridit. Këngëtarja Ingrid Gjoni, që kohët e fundit nuk ka qenë shumë active në skenë, ka publikuar së fundmi disa momente të veçanta nga datëlindja e të birit.
Ajo ka postuar në Instagram video nga ditëlindja e tij, përplot me vogëlushë, një organizim i veçantë për 5-vjetorin e të birit ku nuk kanë munguar personazhet vizatimorë.
“Zemra e mamit u bëfsh edhe 100 vjeç, të dua shumë”, shkruan ajo.
Këngëtarja ka pozuar disa herë me të birin, duke krijuar kështu një dyshe perfekte.
(XH.A/SHUPLAKA)