Pak ditë më parë një baba 36-vjeçar në Maliq është ndaluar nga Policia nën akuzën se ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tij të mitur. Prindërit e tij rrëfejnë sot se gjithë kjo është një sajesë e bërë nga nusja e tyre.
Madje thonë ata nusja dhe babai i saj janë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj të voglës.
“Kemi 4 ditë që duam të denoncojmë nusen dhe babanë e saj, si abuzues me 5 vjeçaren. Ata ma kanë masakruar mbesën dhe e kanë ngacmuar. Policia e Korçës refuzon të regjistrojë kallëzimin penal ndaj nuses dhe babait të saj.
Kërkojmë hetime të paanshme dhe të plota. Edisoni ka qenë një prind korrekt dhe nuk ka abuzuar kurrë me vajzën. Vajza është abuzuar nga njerëzit e nuses ne, Librazhd,pasi nusja shkonte shpesh tek prindërit.
Kërkojmë të zbardhet e vërteta,do ti shkojmë deri ne fund, qoftë edhe duke shitur gjithçka, për t provuar,që Edisoni është i pafajshëm”, deklarojnë prindërit. (E.K/SHUPLAKA)