Pas fjalimit të gjatë të kryeministrit Edi Rama për masat që do të ndërmerren në drejtim të kriminelëve, dhe prokurorëve e gjykatësve të lidhur me ta, ka ardhur dhe reagimi i parë nga partia demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Edi Paloka është shprehur me ironi se Rama i tregon si do të luftohet krimi deputetit Rrahman Rraja, i cili ka djalin dhe nipin të akuzuar për përdhunime dhe atentate.
Postimi i Palokës:
Rama i shpjegon Rrajes se si do luftoje krimin!!!
Do te ishte nje “Stand up comedy” ne se ai qe po jep “shfaqje” prej oresh , nuk do te ishte ne karrigen e kryeministrit te vendit te cilin ai dhe askush tjeter e ka kthyer ne parajsen e krimineleve dhe oligarkeve.
Ne fakt edhe sot komentet jane te teperta, mjafton te shohesh “auditorin”. Rama po i shjegon Rrahman Rrajes se si do te zhduke folete e krimit…nderkohe qe nipi i Rrajes akuzohet per atentat ndaj nje prokurori (te kercenuar nga Rama) dhe i biri per perdhunim.