Të ftuar në ‘Këndin e Ekselencës’ Ferit dhe Valentina Duka profesorë në Fakultetin e Historisë kanë rrëfyer dhe anën e tyre familjare dhe marrëdhënien në çift.
Kanë rrëfyer për vështirësitë e para të një çifti të ri po që kërkonte të bënte edhe karrierë. Po ashtu ata janë surprizuar nga një video e djalit të tyre të vetëm, Albanit. Ai tashmë ndodhet për studime doktorale në Gjermani.
‘’Përshëndetje prindërit e mij shpresoj që ashtu si ju edhe unë të gjej balancën mes profesionit dhe familjes’’, ka thënë Albani, djali i profesorëve Duka.
Duke rrëfyer marrëdhënien me të dekania Duka është shprehur se si nënë ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me djalin e saj.
‘’Ne Albanin e kemi rritur të dy me shumë dashuri, ai ka studiuar për financë në Holandë dhe tashmë është në shkollë doktorale në Frankfurt. Me mamin ai ndan gjëra që nuk i ndan kurrë me babin, unë jam shumë më tolerante se profesori.
Profesori ngrihet natën dhe shkon dhe e mbulon te dhoma. Kemi qenë aq shumë të lidhur sa nuk e kemi ndjerë mungesën e një fëmije tjetër’’, u shpreh Valentina Duka. (E.K/SHUPLAKA)