Pas ekzekutimit të ish-punonjësit të policisë Artan Cukut, policia nisi hetimet. Ndër të tjerët që janë marrë në pyetje nga policia kanë qenë edhe dy vëllezërrit e Agim Dakës. Ky i fudit është vetvrarë me armën e Cukut 12 vite më parë gjatë monetit që sihte duke u marrë në pyetje nga ish-komisari.
Policia shoqëroi edhe 2 vëllezërit e Agim Dakës që prej mbrëmjes së shtunë. Por dy ditë pas vrasjes së komisarit, babai i Agim Dakës, Prelë Daka ka folur për “News24”. Ai ka deklaruar se me komisar Artan Cukun janë pajtuar sipas kanunit pas vdekjes së të birit.
“S’kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur atë çështje dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë bé në xhami se djali im Agim Daka është vetëvrarë dhe unë dhe familja ime e kemi besuar. Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Artan Cukut sepse e kemi mbyllur shumë vite më parë”, ka deklaruar ai. (J.V/Shuplaka)