18:58 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I bleu florinjtë e vjedhur Astrit Thaçit, arrestohet një 26-vjeçar

11:08 | 17/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga grabitja e Kredo.al, te plagosja e pronarit të banesës/ Kush është Astrit Thaçi, dhe jehona e tij në mediat italiane

Ka shkuar në tre numri i personave që janë arrestuar nga operacioni policor Trajektorja.

Policia njofton se ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ka blerë 4 byzylykë flori, nga Astrit Thaçi, i cili dyshohet se është autor i të paktën 8 grabitjeve të ndodhur në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan.

Mes tyre Thaçi ka grabitur dhe filialin e Kredo.al në Durrës, ka plagosur kryefamiljarin në tentativë për të grabitur një banesë, dhe rasti më i fundit ishte dje kur vodhi një argjendari në qytetin e Elbasanit.

Ai ka qenë i dënuar dhe më parë për vjedhje në Itali, ku dhe ka vuajtur një dënim me 7 vite burg.

Ne momentin e arrestimit, Thaçit iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Gjatë ditës së djeshme policia arrestoi dhe një 20-vjeçare në Tiranë, e cila dyshohet se kishte ndihmuar autorin Thaçi. (Lexo edhe ketu)

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Trajektorja”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve.

Vihet në pranga një 26-vjeçar që kishte përfituar disa nga sendet e vjedhura nga autori.

Në vijim të operacionit “Trajektorja” nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, si dhe prangosja e bashkëpunëtores së tij në këto vjedhje, ka vijuar puna për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan  shtetasin: F. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka blerë 4 byzylykë floriri nga shtetasi A. Th., të cilët i kishte vjedhur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në pak ditë dy grabitje në Durrës/ Një bankë dhe një shtëpi ku mbeti i plagosur pronari, kush është Astrit Thaçi dhe jehona në mediat italiane (Detajet)

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: astrit thacitre te arrestuar
Pas

“Pasagjer i padisiplinuar në bord”, Alitalia bën ulje emergjente në Francë

Para

OFL zbarkon edhe në Vlorë, kush janë dy vëllezërit që iu kërkohet deklarimi i pasurisë, të dënuar për drogë në Itali

Para
Tërboi rrjetin me paraqitjen e saj, kush është oficerja s*ksi e OFL (FOTO+EMRI)

OFL zbarkon edhe në Vlorë, kush janë dy vëllezërit që iu kërkohet deklarimi i pasurisë, të dënuar për drogë në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles, guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi! ‘Rrëfehet’ para mediave: Dëgjova zhurma të mëdha, kishte trupa rreth meje

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.