02:17 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I bllokuan rrugën Ramës, policia arreston 7 persona. Mes tyre ish-deputetin dhe kryetarin e PD-së

09:17 | 14/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I bllokuan rrugën Ramës, policia arreston 7 persona. Mes tyre ish-deputetin dhe kryetarin e PD-së

Policia e Elbasanit ka arrestuar 7 persona lidhur me protestën që u bë dje në hyrje të Librazhdit, kundër vizitës së Edi Ramës. Mes personave të arrestuar është dhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi dhe kreu i PD-së në Librazhd Bujar Vreto.

Burime nga PD bëjnë me dije se mes personave të shoqëruar janë edhe kryetari i PD në Prrenjas Arjan Karriqi,  dhe sekretari Leonard Ozuni.

Qytetarët e revoltuar hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të eskortës së Ramës, ndërsa makina ku udhëtonte kryeministri u largua nga një rrugë dytësore.

Gjatë momenteve shpëtuan mrekullisht dhe dy punonjës të gardës, të cilët u përplasën nga makina e Ramës, në përpjekje për të mbajtur larg qytetarët.

Aurel Bylykbashi

Njoftimi i policisë:

23 të proceduar ndër ta 7 të arrestuar për protestën e paligjshme  të organizuar mbaditen e datës 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave  për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);

– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);

– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;

– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);

– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;

– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe proçedimi  i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi  i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Etiketa: arrestohen 7 personaaurel bylykbashibujar vretoprotesta kunder rames
Pas

Është kandidate për SPAK-un, merret vendimi për drejtuesen e prokurorisë së Elbasanit

Para

“Braktisja” e universiteteve, mbi 40% e të rinjve 25-39 vjeç janë me arsim fillor

Para
Senati Akademik, vendos tarifat e reja për shkollim në Universitetin e Tiranës

“Braktisja” e universiteteve, mbi 40% e të rinjve 25-39 vjeç janë me arsim fillor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

Dalin rezultatet e para nga Kukësi në Qendrën e Votimit 001

Qarku Dibër nis numërimin, hapen 4 kutitë e para/ 2 Qendra Votimi në Mat dhe 2 në Klos, kryeson PS me 551, PD me 326 e treta vjen Mundësia me 8 vota

KQZ merr në dorë vlerësimin e zarfeve “B” kur nuk kryhet nga strukturat përkatëse

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460

Zgjedhjet parlamentare,105 kuti të Tiranës në pritje të trajnimit të numëruesve

Tiranë/Mungesë numëruesish në KZAZ nr. 42, në shkollën “Ahmet Gashi”

Tensionet te “Parku Olimpik”, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në deklaratë për mediat pas përplasjes mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.