Për muaj me radhë, drejtuesit e automjeteve në Durrës, janë detyruar të përballen me mbylljen e segmentit rrugor nga Banka në drejtim të Currilave, që ndodhet pranë kantierit të ndërtimit të Velierës në hyrje të portit.
Mirëpo sot, më në fund merr fund kalvari i vuajtjeve për drejtuesit e automjeteve. Kjo arterie e rëndësishme e qarkullimit në këtë qytet, më në fund ka nisur të funksionojë, ndërsa për dy ditë pritet edhe hapja e korsisë tjetër të nënkalimit brenda dy ditëve.
Projekti Veliera është kundërshtuar fort, madje edhe me protesta nga qytetarët, ambientalistët dhe aktivistë të shoqërisë civile, për shkak të zbulimit të disa rrënojave të periudhës otomane.(D.D/Shuplaka)