Një person me inicialet D.N., 29 vjeç, i dënuar në burgun e Reçit, tregon jetën e vështirë që ai bën në burg.
Ai tregon armën e ftohtë të cilën e posedon me qëllim për t’u vetëmbrojtur. Ai pretendon se i gjithë stafi i burgut, përfshi drejtuesin dhe oficerët, janë të korruptuar.
D.N. tregon se për dhomën në të cilën ai qëndron, ka paguar 5 mijë euro, pasi çdo gjë kryhet me lekë.
“Kaq vlen jeta, sa një gram kokainë. Ju lutem shumë merrni masa për mua. Unë këto të dyja (armët e ftohta) i mbaj për vetëmbrojtje”, tregon D.N.