Ish-ministri Damian Gjiknuri i kapur në përgjimet e BILD ku dëgjohet të komentonte dhe festonte me Imer Lalën fitoren e kandidatit të PS-së në Dibër në zgjedhjet e parakohshme të 2016-s është parë t’i bashkohet pjesës tjetër të kabinetit qeveritar në koncertin e Karla Brunit në Butrint.
Ish-ministri është parë mjaft i shkujdesur dhe i buzëqeshur krah deputetit tjetër të PS-së Alket Hysi teksa hynte në Parkun e Butrintit.