Ka mbërritur në GJKKO, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i arrestuar dy ditë më parë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Malltezi u arrestua pasditen e së shtunës në Rinas teksa po priste bashkëshorten e tij.
Ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash. Sakaq për ish-kryemknistrin Sali Berisha u vendos masa detyrim paraqitje dhe ndalim për të lëvizur jashtë shtetit.
Sipas SPAK, Berisha ka miratuar ligje dhe akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces, akuza që janë mohuar nga ish-kryeministri, i cili i ka konsideruar si sulme politike.