Kryeministri Edi Rama përmes disa postimeve në Tëitter ka reaguar nga Londra ku ndodhet në pritjen e organizuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II në Pallatit Buckingham me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), dhe samitit që mbahet në Londër në 3 dhe 4 dhjetor të 2019-ës,
Rama ka shkruar se duke ju adresuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës duke thënë se duhen ndihmuar së bashku njerëzit e prekur nga tërmeti dhe shton përsëri ftesën për bashkëpunim.
Por ndryshe nga herët e tjera, Rama i ka përmendur edhe takimet e Bashës me banorët e prekur nga tërmeti duke thë se asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë!
“Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll
I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…”, shkruan Rama
(F.GJ/FAXWEB.AL)