Një javë pas vdekjes së këngëtarit të njohur George Michael, ka reaguar i dashuri i tij, i cili përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se ai kishte tentuar të vetëvritej disa herë.
“E vetmja gjë që George donte ishte të vdiste. Ai u përpoq disa herë të vriste veten, dhe më në fund në një farë mënyre ia doli. Ne duheshim shumë dhe qëndronim bashkë 24 orë në ditë”, shkruan Fawaz në Twitter.
Ishte pikërisht i dashuri i tij Fadi Fawaz, ai që e gjeti Michael-in të vdekur ditën e Krishtlindjeve në shtëpinë e tij në Oxfordshire.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Fawaz kishte shkuar për ta ngritur nga gjumi për drekën e Krishtlindjeve, por në fakt e gjeti të vdekur.
George dhe Fadi kishin disa vite të lidhur por marrëdhënien e tyre kanë preferuar gjithmonë ta mbajnë larg mediave dhe sa më private. (D.D/Shuplaka)