Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Durrësit. Krimi në familje ka bërë që djali të vrasë nënën dhe babanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Xhafzotaj ku djali ka qëlluar me çifte dy prinbdërit e tij. Paraprakisht mësohet se djali kishte probleme mendore.
Ndërsa sipas informacioneve më të fundit ai ka qenë i dehur në momentin që është arrestuar nga Policia e Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Nika dhe djali është identifikuar si Leo Nika. Dy prindërit janë identifikuar me inicialet A.Nika dhe J.Nika. Më tej ai është dëgruar në Policinë e Durrësit për tu marrë në pyetje.
(E.K/SHUPLAKA)