Një 45 vjeçar është vënë në pranga, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka fyer dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë në Laç.
Shtetasi me iniciale K.H, banues në Kurbin, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punjonjësve të Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke i fyer dhe kundërshtuar.
Gjithashtu, gjatë fundjavës janë janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori.
Njoftimi i policisë:
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, fyen dhe kundështon punonjësit e Policisë, vihet në pranga nga Policia.
Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., 45 vjeç, banues në Kurbin, pasi në dalje të qytetit të Laçit, u kap nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punjonjësve të Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke i fyer dhe kundërshtuar.
Gjithashtu, nga rrugorët e Lezhës, gjatë fundjavës, janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori.
Policia rrugore e Lezhës vijon zbatimin e planit për shtimin e kontrolleve, për rritjen e parametrave të sigurisë, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ndëshkimin administrativ dhe ligjor të shkelësve.
(K.H/Faxweb.al)