19:02 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I dehur, terrorizoi fshatin duke qëlluar me armë, arrestohet pas 12 orësh 44-vjeçari në Selenicë. Policia: Kur u kap armën e kishte me fishek në fole gati për qitje

15:03 | 01/12/2024
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0

Pas më shumë se 12 orë ndjekjeje dhe kërkimesh, Policia e Vlorës ka vënë në pranga 44-vjeçarin nga Selenica që terrorizoi fshatin mbrëmjen e kaluar pasi në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas u largua në kodrat e fshatit Brataj për t’i shpëtuar Policisë.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas qëlloi në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, kanë zhvilluar kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës, në kushtet e një terreni të vështirë malor dhe të pyllëzuar.

 

 

Si rezultat, sot në mesditë, në kodrat e fshatit Brataj, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Brataj.

Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë sekuestruan dhe armën e zjarrit tip kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër mbrëmjen e djeshme.

44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Njësia e specializuar policore K-9 aktivizohet në Varagë

Para

Po krasiste pemën në dritare, burri bie nga kati i tretë, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Para
Po krasiste pemën në dritare, burri bie nga kati i tretë, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Po krasiste pemën në dritare, burri bie nga kati i tretë, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Francë/ Kapet furgoni i ardhur nga Spanja me 3 lloj drogrash në sasi 82 kg, në pranga shqiptari

Heqja e vizave dhe ‘lufta’ me universitetet, Trump: Është një nder që kemi studentët ndërkombëtarë kinezë!

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Kosova në ngërç, Analisti: LVV nuk është fajtor i situatës, zgjedhjet do ti japin zgjidhje problemit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.