Fax News vijon të informojë në lidhje me sherrin e sotëm me thika në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se shtetasi me iniciale G.Sh, tashmë i shpallur në kërkim, ishte në gjendje të dehur në rrugë dhe është konfliktuar me katër shtetas të tjerë prej ku i ka goditur dhe me thikë.
Shtetasit e plagosur janë:
E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan
Mësohet se të katërt shtetasit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Discussion about this post