Vizita e Kryeministrit Edi Rama në qarkun e Elbasanit u shoqërua me tensione dhe protesta nga ana e qytetarëve.
Rama u prit me protesta edhe në Cërrik, aty ku Rama zhvilloi edhe një dëgjesë publike me disa banorë.
Në atë që qeveria Rama 2 e quan “procesi i llogaridhënies” me qytetarin, spikati banorja e fshatit Shtërmen, Bukurie Braka, e cila ia tha në sy Kryeministrit se Check-up-i ishte jo funksional.
Rama u acarua duke i hequr fjalën, ndërsa Braka e përsëriti se të dyja herët që kishte shkuar të bënte kontrollin parësor, nuk kishte gjetur as aparat tensioni.
Fjala e Brakës u ndërpre duke ia lenë vendin batutave, por Fax News ka shkuar në banesën e saj në Cërrik.
“Takimi me Kryeministrin ishte me skenar. Më thanë ta pyesja Kryeministrin për legalizimet. Një ditë para më legalizuan shtëpinë. E pyeta për Check-upin. Më lanë në këmbë. Ma prenë fjalën se dola nga skenari.”-shprehet ajo.
Për më shumë ndiqni videot e mëposhtme me dy protagonistët e dëgjesave publike të Kryeministrit:
https://www.youtube.com/watch?v=OzfVmPYowI0&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=Yc0NdaURYb4&feature=youtu.be
Debati i Ramës me Bukurije Brakën në Cërrik:
Qytetarja: Një problem kisha unë me check-upin. Pse nuk përfshihen edhe analiza më të shtrenjta.
Checkup-i bëhet sa për të kaluar rradhën, dy herë që shkova unë s’kishte aparat tensioni…
Rama i heq fjalën…
Rama: Jo, s’është për të kaluar radhën. Është Mamografia falas, paptesti falas…shko dhe bëje.
(F.G/Faxweb.al)