Një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, është ekdtraduar nga Gjermania për në vendin tonë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, më datë 28.08.2017, u krye ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bledar BUSHAJ, 29 vjeç, banues në Draç.
Bledar Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.910, datë 13.10.2015, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. (B.H/Shuplaka)