21:28 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

10:28 | 02/06/2025
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka sekuestruar disa pasuri të dyshuara si të pajustifikuara të shtetasit A.Ll., i dënuar më parë në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, hetimi pasuror i nisur më 22 maj 2025 zbuloi se A.Ll. disponon pasuri të konsiderueshme në Shqipëri, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i zhvilluar jashtë vendit.

Çfarë u sekuestrua?

Sekuestrimi përfshin pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, të regjistruara në emër të familjarëve të të dënuarit:

Një truall me sipërfaqe 403.1 m² dhe një ndërtesë 2-katëshe me bodrum dhe papafingo (275.2 m²), regjistruar më 24 mars 2021 në emër të babait të subjektit, B.Ll.

Dy automjete, përkatësisht një Opel Corsa dhe një Jeep Grand Cherokee.

Aktiviteti tregtar “Auto Lleshi” (NUIS L52116150G), që merret me riparim automjetesh, tregti me pjesë këmbimi dhe import-eksport të makinave, në emër të vëllait të subjektit.

Sipas Prokurorisë, këto pasuri janë krijuar në mënyrë të pajustifikuar, ndërkohë që subjektet familjare nuk kanë burime të mjaftueshme të ligjshme për t’i justifikuar.

Pas

U paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, Berisha zbulon mesazhin që la për Altin Dumanin

Para

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Para
Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

 



Të Fundit

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.