Një 48-vjeçar me emrin Altin Stopani alias Erion Veliu është arrestuar ditën e sotme nga Polica në Fier. Erion Veliu ishte i dënuar në Itali, më 9 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim për prostitucion. Pritet që 48-vjeçari të ekstradohet drejtë Italisë për të vuajtur dënimin.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 14”. Lokalizohet në Fier dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 48-vjeçar i dënuar në Itali, më 9 vjet burgim, për •pjesëmarrje në organizatë kriminale, •armëmbajtje pa leje, •trafikim narkotikësh dhe •shfrytëzim për prostitucion.