Një 43-vjeçar Florin C. ka dalë para trupit gjykues në Austri pasi akuzohet për plagosjen e dy personave me thikë, në Salzburg pasi i kishin ngacmuar të dashurën.
Por shqiptari në gjyq ka befasuar duke thënë se ai nuk mbante mend gjë dhe se kishte parë vetëm pak gjak.
Sipas Kronen Zeitung shqiptari dhe e dashura e tij më 14 tetor 2017 shkuan në një restorant “After Five” dhe atje e dashura e tij ishte ngacmuar.
“Vetëm pashë gjak. Që nga ai çast, asgjë më nuk më kujtohet”, ka thënë ai. Pokurori Robert Holzleitner tregoi se ai sulmoi rojen e natës me thikë, me teh prej nëntë centimetrash, nderkohe qe me pas një truproje është gjendur në rrugë me dy plagë në shpinë, të thella katër centimetra.
Prokurori vijoi: “Ai donte ti vriste të dy. Kjo është e qartë, nga vete goditja e forte”. Babai shqiptar i dy fëmijëve, ka pohuar se thiken e ka pasur rastesisht me vete.
Pyetur se si mudnet te harroje nje ngjarje te tille, ai e ka justifikuar me faktin qe kishte pirë alkool dhe droge.
Por, mediat e huaja shkruajne se edhe pse shqiptari ka pranauar se nuk eshte person i dhunshëm, ne Shqiperi ka qene i denuar per vrasje ne vitin 1997, por me pas, pa kryesuar gjithë dënimin është arratisur në Austri. (B.H/Faxweb)