Është arratisur nga burgu i Tepelenës një person i cili vuante dënimin në qelitë e Bënçës, raportohet nga burime për Fax News.
Burime bëjnë me dije se personi që tentoi arratisjen është Eduart Shakaj, i cili është riarrestuar sërish nga ana e policisë.
Ai është kapur rreth 500 metra larg burgut, nga ku arratis më herët.
Ende nuk dihet për shkaqet dhe rrethanat e njarjes ndërsa fillimisht u tha se ishin 2 të dënuar që arriten të dilnin nga institucioni i vuajtjes së dënimit.