Një shqiptar është arrestuar në Kosovë, pasi përmes një letre ka kërcënuar një shtetas kosovar.
Bëhet me dije se arrestimi i shqiptarit është bërë në Gllogoc, ndërsa dyshohet se shtetasi i Shqipërisë ka kërcënuar me jetë një shtetas të Kosovës.
“Gllogoc 15.04.2021 – 13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti përmes një letre ka kanosur me jetë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
(R.G/Faxweb.al)