Jorida Tabaku është shprehur për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD-së, të thirrur prej Gazment Bardhit. Tabaku ka theksuar se çdo vendim që do të merret prej tyre, do të vijë pas konsultave dhe diskutimeve me të gjithë deputetët.
Deputetja tregon që synimi është të mos përsëriten gabimet e së shkuarës dhe se kanë një detyrim për të mbajtur përgjegjësi para çdo demokrati.
Jorida Tabaku: Pati diskutime për seancën e nesërme. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet lidheshin dhe për situatën që po ndodh në PD. Kemi vendime për të marrë, opozita shqiptare në 14 maj ka pësuar humbje të madhe, nga më të mëdhatë.
Që ne të marrim vendime kemi nevojë të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur me demokratët për të kuptuar se si do ngrihemi.
Do e pranoni postin propozuar nga zoti Bardhi?
Çdo gjë do diskutohet me deputetët, e rëndësishme është të mos përsëriten gabimet e së shkuarës. I detyrohemi demokratëve që të kemi përgjegjësi maksimale.
Discussion about this post