Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 82-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga familjarët, ndërsa ende nuk dihet arsyeja që e shtyu 82-vjeçaren drejt aktit të rëndë.
“Më datë 25.12.2024, rreth orës 09:30, në fshatin Gjashtë, Sarandë, është gjetur e vetëvarur në banesë nga familjarët shtetasja M. M., 82 vjeçe. Punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë për vlerësimet e mëtejshme”, njofton policia.