Këngëtarja e “Read All About It”, Emeli Sande ka treguar se është në një lidhje me një grua.
Sande më parë ka qenë e martuar me biologun detar, Adam Gouraguine, përpara se çifti të ndahej pas më shumë se 10 vitesh së bashku. Ajo ka qenë gjithashtu e lidhur me reperin Jonathan Kabamba.
Tani këngëtarja ka rënë në dashuri me një pianiste klasike, të cilën e takoi ndërkohë që po mësonte vetë për muzikën klasike.
“Pa dyshim që ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihem mirë,” tha ajo për Metro. “Për mua, dashuria e vërtetë dhe të kesh dashuri në jetën tënde bën që gjithçka të përshtatet në vendin e vet.”
Ajo foli gjithashtu se sa e vështirë është të mos kesh dikë për të ndarë arritjet ose për të të mbështetur. Por tani, Sande tha se ndihet “shumë e përmbushur” duke shtuar:
“Unë gjithmonë do ta dua muzikën dhe e dua karrierën time, por tani thjesht ndjej se pavarësisht asaj që ndodh, unë thjesht mund të shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur”.
E pyetur nëse ajo identifikohet tani si biseksuale, Sande u përgjigj:
“Nuk jam e sigurt se çfarë identifikohem, por mendoj se po. Thjesht ndihem sikur duhet të dashurohem me këdo që bie dashuri.”
Së fundmi, Sande zbuloi videon e këngës së saj të re, There Isn’t Much, e cila shfaq talentet e një grupi kërcimtarësh nga komuniteti LGBT+.