Adele dhe Simon Konecki njoftuan ndarjen e tyre pas 3 vitesh martesë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj raportohet se e kanë marrë këtë vendimin para Krishtlindjeve.
Ndërsa mediat rozë pohojnë se çifti po përgatitet për një divorc miliona dollarësh.
Por cila ishte arsyeja që çoi në divorc çiftin e njohur?
Burime për ‘People’ dhe ‘E!News’ kanë zbuluar se arsyeja e ndarjes, është pak a shumë njëjtë me atë të Lady Gaga-s.
Sipas tyre, axhenda e këngëtares sa vinte dhe po shtohej, gjë që ndikoi në lidhjen e tyre.
“Ato kishin shumë të përbashkëta, por sa kalonin kohët, ajo po bëhej një yll akoma më i madh. Pavarësisht se ai ishte dakord me të qëndruarit në ‘prapaskenë’, koncertet e vazhdueshme i larguan”, është shprehur burimi.
Ndarja e tyre nuk pati drama dhe nuk e fajësuan aspak njëri-tjetrin, thjesht ranë dakord se lidhja kishte marrë fund.
Divorci i tyre do të kushtojë 180 milionë dollarë, por duke menduar për djalin e tyre 6-vjeçar, Adele dhe Simon po përpiqen ta kalojnë këtë situatë me qetësi.