Një lajm i trishtë ka ardhur sot për futbollin gjerman, por jo vetëm. Ka ndërruar jetë ish-lojtari i kombëtares gjermane Andreas Brehme në moshën 63-vjeçare.
Ai i dha fitoren Gjermanisë në Kupën e Botës 1990, teksa në finalen e Romës përballë Argjentinës së Maradonës shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë në minutat e fundit.
Brehme ka qenë mjaft i njohur në vitet 90′ dhe ka luajtur për shumë kohë edhe me Interin në Serie A, aty ku u bë mjaft i dashur për tifozët zikaltër së bashku me Jurgen Klinsman dhe Lothar Matheus.
Brehme ndërron jetë vetëm pak kohë pasi futbolli botëror pa ndarjen nga jeta të legjendës Franz Beckenbauer. Në botërorin 90′, Beckenbauer ishte trajneri i Gjermanisë, ndërsa Brehme ishte njeriu që solli Kupën në shtëpi.
Discussion about this post