Ministria e Drejtëisë ka vendosur të çojë në prokurori dy punonjës të burgut të Peqinit. Fax News raporton se 2 punonjësit përgatitën dosjen për miratimin e lejes për Artan Koçku i cili pasi iu dha leje nga burgu kreu një vrasje në Shodër.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pasi kreu verifikmet vërtetoi se dolën shkelje për hartimin e dosjes.
Artan Koçeku ekzekutoi Angjelin Shkamin, me armë zjarri në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”.
Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit tip “Benz” me targa AA 275 BF.
Artan Koçeku sapo kishte dalë me leje nga burgun i Fushë-Krujës, ku vuante dënimin për vjedhje. Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë një borxh i pashlyer.
(M.Q/Faxweb)