16:38 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I dhunoi seksualisht gruan, 27-vjeçari i pret organin gjenital të riut

18:35 | 17/10/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I dhunoi seksualisht gruan, 27-vjeçari i pret organin gjenital të riut

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një burrë i ka prerë organin gjenital një personi, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht bashkëshorten e tij.

27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ishte duke shkuar për në shtëpi, pasi kishte qenë në një mbrëmje festive në një restorant në fshatin Shevchenkovo, në rajonin lindor Kharkiv.

Gruaja e tij ishte larguar 10 minuta më parë nga restoranti, rreth orës 1 të mëngjesit. Teksa ajo ishte pranë banesës së saj, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga 25-vjeçari, Dmitry Ivchenko.

Gruaja pretendon se Ivchenko i mbylli gojën me duar, përpara se ta tërhiqte me forcë në disa shkurre.

Kur burri i saj mbërriti pranë ndërtesës ku banonin, dëgjoi disa britma që vinin nga shkurret.

Sipas tij, Ivchenko e kishte mbërthyer bashkëshorten e tij për fyti dhe po kryente aktin seksual me forcë.

Kur u përball me këtë skenë të tmerrshme, 27-vjeçari e sulmoi fizikisht Ivchenkon, duke e goditur në kokë dhe më pas i preu organin gjenital, me një mjet prerës që e kishte në xhepin e tij.

Banorët e zonës dolën jashtë banesave të tyre pasi u zgjuan nga ulërimat dhe britmat e viktimës.

Avokati i 27-vjeçarit tha për mediat loakale se klienti i tij humbi aftësinë për të kontrolluar veprimet e tij.

“Ai humbi aftësinë për të kontrolluar veprimet e tij dhe nuk e kuptoi se çfarë po bënte”, tha avokati.

25-vjeçari u shtrua në spital, ndërsa do t’i nënshtrohet një trajtimi afatgjatë mjekësor, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në organin e tij gjenital.

Policia konfirmoi se i dyshuari ka kryer aktin seksual me gruan e 27-vjeçarit.

Nëse shpallet fajtor, burri i viktimës mund të përballet me tetë vjet burg, ndërsa Ivchenko mund të dënohet deri në pesë vjet.

 

Pas

Foto të turpshme me fëmijët, fansat bëjnë “sherr” me Dafina Zeqirin

Para

Tragjedi në familjen e “Tarzanit”, djali ther të ëmën para se të ekzekutohej nga policia

Para
Tragjedi në familjen e “Tarzanit”, djali ther të ëmën para se të ekzekutohej nga policia

Tragjedi në familjen e “Tarzanit”, djali ther të ëmën para se të ekzekutohej nga policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE i jep fund koncesioneve tregtare për Ukrainën

“Njerëzit shkojnë e vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, këshilltari ekonomik i Trump për largimin e Musk: Ishte një punonjës me datë skadimi!

Tiranë/ Mësuesja denoncon babanë e nxënëses për fyerje, pronarja e kopshtit akuzon nënën e një fëmije për prishje të imazhit

Tiranë/ Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret! Nën akuzë dhe adoleshenti që denigroi 15-vjeçaren

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të drogës së ‘Visit të Pojës’

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza as për Bajram, raportohet për 20 të vrarë

Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në rrezik, zyrtari i lartë rus: marrëdhëniet aktuale nuk premtojnë vazhdim të akordit

Sezoni veror/ Fundjava me diell sjell fluks të lartë pushuesish në bregdet, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë! Shumica e mjeteve me targa të Kosovës

Transportonte ilegalisht emigrantët nga Palestina, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.