22:02 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I digjnin me cigare dhe i dërgonin në rrugë, dënohen shqiptarët e përfshirë në rrjetin e prostitucionit

12:43 | 29/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I digjnin me cigare dhe i dërgonin në rrugë, dënohen shqiptarët e përfshirë në rrjetin e prostitucionit

Një rrjet tutorësh shqiptarë të prostitutave është gjykuar të enjten dhe të premten në Bordo, për shkak se kishin ekspozuar disa dhjetëra vajza në trotuarin rrugës “Avenue  des Etats-Unis” në Tuluz. Ata u dënuan në kohëzgjatje prej 30 muaj e deri në 5 vite burg, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

Tatuazh me emër të tutorit nëpër pjesët e trupit, djegie të cigareve … tutorët shqiptarë i kanë metoda e tyre për më të pafuqishmet, për të dërguar gjatë natës disa dhjetëra vajza, nëpër trotuaret e Tuluzës.

Në më shumë se një kilometër të “Avenue  des Etats-Unis” dhe “Aucamville”, këta persona ndihmuan gratë e reja për prostitucion, që u zhvillua në mes të viteve 2016 dhe 2017, në veri të këtij qyteti. Një “taksi” sillte “të bukurat e natës” nga ish Cegelec, në një kënd të arenës, për klientët e tyre, informon Albinfo.ch.

Pas një hetimi nga ana e Shërbimit policor rajonal Toulouse (SRPJ) dhe autoriteteve tjera përkatëse të Bordos, në fund të vitit të kaluar ishin arrestuar shtatë burra dhe gra, të moshës në mes 22-vjeçare dhe 38-vjeçare, të akuzuar për “trafikim të qenieve njerëzore”, “pastrim të parave” dhe “shoqata kriminale”.

Të enjten dhe të premten, ata u paraqitën para Gjykatës Penale në Bordo. Në qendër të debatit, tre vëllezër, një shqiptar, 38-vjeçar, me nofkën “Goni”, i dyshuar se ka qenë në krye të grupit dhe i mbrojtur nga avokati i Tuluzës, Apollinaire Legros-Gimbert. “Ne po flasim për 18 vajza, por ka pasur një, dy ose maksimum tri”, ka thënë mbrojtësi dhe, “ne nuk duhet të shikojmë në këtë dosje me sytë tanë francezë. Jemi në një mjedis të romëve nga Shqipëria. Vajzat nuk ishin të detyruara në prostitucion. Ata e dinin pse kanë ardhur në Francë”.

Në kërkesat e tij, prokurori i Bordeaux nuk i kurseu të pandehurit, tre prej të cilëve u shfaqën nga paraburgimi. Ai ka kërkuar dënime që variojnë nga dy deri në gjashtë vite burg, me dënimet më të rënda për “Goni” dhe “Kely”, transmeton Albinfo.ch. Tre vite burg ai kërkoi për një grua 22-vjeçare të mbrojtur nga Morgan Dupoux.

Lutjet e avokatëve kanë bërë të mundur reduktimin e këtyre dënimeve. “Goni” u dënua me 5 vite burg dhe një ndalim të përhershëm në territorin francez; “Keli” me dënim prej 4 vitesh dhe i njëjti ndalim. Të bashkëpandehurit e tyre gjithashtu u dënuan me dënime më të vogla, duke filluar nga 30 muaj burg e deri në 4 vite.

 

Pas

Komuniteti më i rëndësishëm në Itali, si bëhet integrimi i shqiptarëve në tregun e punës

Para

”Polici i nxori pistoletën”, gazetari minoritar rrëfen si ndodhi vrasja e Katsifas: I është bërë presion 5 ditë më parë!

Para
”Polici i nxori pistoletën”, gazetari minoritar rrëfen si ndodhi vrasja e Katsifas: I është bërë presion 5 ditë më parë!

''Polici i nxori pistoletën", gazetari minoritar rrëfen si ndodhi vrasja e Katsifas: I është bërë presion 5 ditë më parë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.