Disa orë më parë një makinë është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Vlorës, pronari i së cilës është shtetasi Selamet Maze.
Gjatë një deklarate, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk është në dijeni për shkakun e zjarrit.
Për këtë rast janë duke u vëzhguar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë apo dhe banesave në atë lagjen 15 tetori.
Fatmirësisht, si pasojë e zjarrvënies ka patur vetëm dëme materiale.
Discussion about this post