Është arrestuar në Pogradec një 21-vjeçar i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qytet.
I riu me inicialet E.S bëhet me dije se ka vjedhur një lokal, ndërsa leva e hekurit me të cilën ka thyer xhamat është sekuestruar.
Blutë kanë të dokumentuar dhe një vjedhje tjetër prej tij, në muajin gusht, ku ka grabitur një çantë me lekë.
Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.