Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për Elvis Gaçaj, i cili u arrestua tre ditë më parë në zonën e Durrësit, si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Ndërkohë që Gjykata ka vendosur që të lërë të lirë personin që ishte me Gaçajn në momentin e arrestimit Klajdi Driza.
Gaçaj i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërsa më herët kishte qenë nën masën e arrestit të shtëpisë.
Gacaj i njohur ndryshe dhe me nofkën “gabeli” ka qenë i arrestuar edhe në datën 8 prill të këtij viti për tentativë për vrasje, së bashku me Leonard Dukën, dhe më pas u liruan nga Gjykata.
Arrestimi i Gaçajt është bërë në lagjen numër 3 të qytetit të Durrësit, ndërsa ka qenë i skeduar dhe më herët për trafik droge.
Gaçaj iu ka shpëtuar 3 atentateve, ndërsa dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.
Gaçaj, në 2015 ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.
Në atentatin tek Lulishte “1 Maji” u vranë gabimisht Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Nga atentati shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura. Për këtë atentat, në muajin tetor të vitit 2016, togat e zeza të kryeqytetit dënuan me burg përjetë Sael Sulajn dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burgim dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 20 vite burg.
(E.K/Faxweb.al)