Rreth pesë ditë pas vjedhjes së “Tirana Bank” tek “21 Dhjetori”, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. Referuar kamerave të sigurisë në zonë, u publikua pak ditë foto e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen e bankës.
Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi, personi i dyshuar, i identifikuar si E. Kodra u paraqit në polici ku dëshmoi se nuk kishte asnjë lidhje me krimin dhe se ndodhej në vendngjarje për të tërhequr para në bankomat.
Burime të policisë kanë bërë me dije se për të provuar deklaratën e tij, është verifikuar karta e bankomatit dhe fatura që dëshmonte tërheqjen e shumës prej 1 mijë lekësh të rinj. Pavarësisht se E. Kodra u la i lirë, ai cilësohet si një prej personave që mund të ketë informuar në distancë dy autorët që u larguan me motor pas grabitjes. (XH.A/SHUPLAKA)