Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyrë Zv/drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA, Adriatik Ago. Sipas KJV subjekti i rivlerësimit është i përshtatshëm për të vijuar detyrën, justifikon pasurinë dhe nuk ka kontakte me persona të përfshirë në ngjarje kriminale.
Ago doli para komisionit të jashtëm të Vlerësimit më datë 8 nëntor të këtij viti.
Sipas këtij komisioni subjekti ka bërë deklarim të saktë për 2 apartamente që zotëron. Një e ka blerë nga komunalja, njëra bërë shtesë pallati. Ka bërë deklarim të saktë për automjetin 2.500 euro ‘Fiat Croma’ si dhe deklarim të saktë për apartamentin e dhuruar nga prindërit si pjesë takuese.
Ka gjithashtu deklarim të saktë të burime të ligjshme për llogari bankare prej 1.5 milionë lekë. Ka burime të ligjshme, nuk ka fshehje, në lidhje me figurën nuk ka të dhëna për procedime penale ndaj subjektit apo të dhëna për kontakte me të inkriminuar, nuk ka denoncime nga publiku.
Nuk ka asnjë çrregullim psikologjik që do të cenonte veprimtarinë e punës. Ka formim në shkollën e policisë dhe atë të juridikut nisur prej ’70 deri në vitin 1990. Gradat deri në nivelin drejtues i ka fituar në mënyrë të ligjshme. Nuk ka asnjë masë disiplinore” lexuan raportin anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ana Kapaj, Elvira Daberdaku dhe Elida Liko.
Pak më herët ky komision shkarkoi drejtorin e Inspektimit dhe ankesave në SHÇBA-së Oltion Shehu për shkak të mosjustifikimit të pasurisë të përfituar gjatë kohës kur punonte i pasiguruar si menaxher në një sallë bingoje.
Discussion about this post