Do të duhej të ishte një lajm i gëzueshëm për çdo futbollist por lojtari i Arsenal Pierre-Emerick Aubameyang ka shpërthyer në kritika ndaj Federatës së Futbollit të Gabonit, vendlindja e tij, e cila pak ditë më parë zyrtarizoi babanë e futbollistit në krye të Kombëtares.
Kritikat e lojtarit erdhën pasi siç shkruan ai, babai i tij u emërua trajner i kombëtares pa e pyetur.
Pierre Francois (babai i lojtarit) nuk ishte dakordësuar përfundimisht me federatën, pasi ishte i sëmurë, por ata nxituan të bëjnë publike marrëveshjen. Për këtë sulmuesi i Arsenal ka shpërthyer në kritika ndaj federatës së Gabonit.
“Ju po mendoni pse unë kam probleme me ju, pse unë nuk dua të luaj për kombëtaren? Ju i keni thënë të gjithë botës se keni emëruar trajner të kombëtares babanë tim, edhe pse ju nuk keni marrë miratimin e tij.
Presidenti i federatës thirri babanë tim por nuk u interesua as të pyesë për shëndetin e tij. Ai ishte sëmurë në atë moment. Por, nxitoi të bëjë një konferencë për shtyp kur babai im i tha që do t’i jepte një përgjigje nesër.
Vendimi i tij, sa për informacion është negativ. Ju nuk i dhatë atij një mundësi për të negociuar për stafin dhe gjërat e tjera”, deklaroi lojtari i Arsenal, ndërsa kishte bërë “tagg” ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale. (B.H/Faxweb)