Një 56-vjeçar Ramazan Rama, banues në Fushë-Krujë ka rënë në pranga të policisë pasi ka goditur gruan e tij me thikë dhe konflikti mes çifti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë e kanë arrestuan në flagrancë 56-vjeçarin.
Sipas një portali online mësohet se konflikti mes çiftit ka nisur pasi 53-vjeçarja ka ardhur në shtëpi e dehur pasi kishte dalë dhe kishte pirë me shoqet e saj. Në debat e sipër ai ka rrembyer thikën duke e plagosur bashkëshorten.
“Më datë 07.03.2017, ora 00:20, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Q.R. 53 vjeçe. E dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/ a të Kodit Penal”. (J.V/Shuplaka)