Fero padyshim është shndërruar në një nga reperët më të komentuara në mediat rozë. Më shumë sesa për këngën e tij, për deklaratat shpeshherë shumë “superlative” për veten.
Këtë herë Fero ka thyer çdo pritshmëri me përrallën që ka krijuar.
Ai ka publikuar një fotografi së bashku me reperin amerikan Lil Pump, i cili është i njohur për hitin “Gucci Gang” e që tregon një ngjarje të trilluar dhe për të qeshur njëkohësisht, me idenë që Fero është inspirim për Lil Pump.
“Në vitin 2004 në dyqanin Gucci në Duomo të Milanos, Fero ishte duke blerë një palë këpucë një fëmijë e sheh atë nga vitrina i trishtuar dhe me sy të përlotur prej varfërisë së tij dhe dëshirës për t’i blerë edhe ai gjërat e shtrenjta si Fero.
Pasi Fero e pa djalin e vogël , ai doli nga dyqani dhe iu afrua atij duke i pëshpëritur në vesh, ‘mos u dorëzo kurrë në këtë jetë çdo gjë është e mundur, merri këpucët e mia Gucci, gang gang bitch’ dhe u largua duke buzëqeshur.
13 vjet më vonë ai fëmijë është rritur dhe bëri këngën “Gucci Gang”, një prej këngëve më të suksesshme të vitit. Ai fëmijë quhej Lil Pump”, është përshkrimi i fotos të sajuar nga fansat në Instagram.
Discussion about this post