Situata në Maqedoni duket se doli jashtë kontrollit me rrahje dhe grushtet ndaj deputetëve. Gjithçka nisi pas zgjedhjes në krye të Parlamentit të shqiptarit Telat Xhaferri.
Një nga personat që përfundoi më rëndë i gjakosur ishte dhe kreu i LSDM-së Goran Zaev. Pas disa orësh i bllokuar Zaev ka mundur të shpëtojë dhe t’i drejtohet selisë së Partisë së tij.
Në ato momente ai është përshëndetur dhe me bashkëshorten e tij e cila dukej e fortë për të përballur edhe këtë moment të vështirë.
Duhet thënë se i plagosur nga sulmi i paprecedentë mbeti dhe deputeti shqiptar Ziadin Sela. Ndërkombëtarët shprehën shqetësimin për këtë situatë të jashtëzakonshme dhe iu kanë bërë thirrje palëve që të qetësohen. (E.K/SHUPLAKA)