Mbrëmjen e djeshme, një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident me motor në Itali. Fatmir Halili ishte me origjinë nga Lushnja dhe jetonte në Sciaça.
Viktima, një i apasionuar pas motorave, po merrte pjesë në një takimet që ai përdorte për t’u bashkuar me miqve të tjerë me motorë.
Nga përplasja ai mbeti i vdekur në vend, ndërsa ende po hetohen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, mesazhe të shumta ngushëllimi janë shkruar në rrjetet sociale nga miqtë dhe të afërmit e tij të cilët e kanë të pamundur ta besojnë humbjen e tij.
“Jo, miku im, unë mund të imagjinoj ndonjë gjë tjetër veçse në atë aksident të tmerrshëm me motor. Pse, them, pse? Pse vëllai im, pse?”, është ky një ndër mesazhet prekëse të të afërmeve të të riut.
Ndërkohë që një tjetër shkruan: “Pusho në paqe shoku im i dashur, tani askush nuk do të jetë atje për të luajtur mbrojtje me mua dhe të më japë një fjalë ngushëllimi. Ti ishe një person me një zemër të artë, duke qëndruar në paqe, engjëll, gjithmonë do të mbaj në zemrën time. Të dua”.