Pas vrasjes së 63-vjeçarit Petrit Zifle në Korfuz, ka reaguar edhe familja e tij.
Djali i 63-vjeçarit, Xhulio Zilfe, është shprehur se i ati nuk ka pasur asnjë konflikt me autorin e krimit, i cili rezulton të jetë pjesë e ekstremistëve të “Agimit të Artë”, por është vrarë vetëm për faktin se përse ai është shqiptar.
Ndërsa foli në një lidhje me skype për emisionin “Dritare me Rudinën”, Xhulio Zilfe u shpreh se, “Shumë media thonë gjëra të pabaza. Ne jemi me dhimbje shumë të madhe, ndërsa mediat shkruajnë çfarë duan ato. Jo janë zënë në lokal etj…. Ai ishte në punë të vet dhe të gjithë e donin. Nuk ka bërë sherre siç thuhet.”
Më tej ai shprehet se ka dalë në mënyrë publike që të mos spekulohet rreth babait tij të ndjerë, ndërsa shprehet se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ambasada shqiptare në Greqi, për kthimin e trupit të të ndjerit në atdhe, por ka qenë vetë familja që e ka mundësuar këtë gjë.
Ndërkohë po me anë të një lidhje Skype, ka folur edhe dhëndrri i të ndjerit, i cili shprehet se vrasësi kishte probleme, ishte ndarë me dy gra, me një shqiptare dhe një greke me të cilat kishte fëmijë, si dhe ishte i flaktë pas “Agimit të Artë”. Ardian Brahimaj, deklaroi se e njihte personalisht vrasësin Dhimitris Kuris, i cili u arrestua më pas nga policia.
“Ai ka shumë probleme në fshat. Ka qenë i martuar me një shqiptare, ka një fëmijë, ka qenë martuar me një greke dhe ka patur një fëmijë.
Ai ishte përdorues droge. Do ta ndjekim deri në fund këtë punë, Petriti ishte një njeri shumë i dashur dhe nuk i bëntë kleq akujt, që të kishte atë vrasje makabër. Personi në fjalë njihet si njeri i Agimit të Artë.”, – tha Brahimaj.
Pjesë nga biseda me Xhulio Zifle:
Gazetari: E përcollët babain?
Xhulio Zifle: Po e përcollëm të shtunën.
Gazetari: E kthyet vetë trupin nga Greqia?
Xhulio Zifle: Po vetë.
Gazetari: Ti jeton në Berat dhe nuk jeton në Greqi. Ti e telefonove babain?
Xhulio Zifle: Unë kam telefonuar me motrën dhe mamin se babai dilte.
Gazetari: Si e morët vesh për ngjarjen?
Xhulio Zifle: Ai nuk vonohej kurrë dhe çdo dreke kthehej në shtëpi. Telefoni i dilte i fikur dhe koha është e keqe. Pasi pamë që gjithçka nuk ishte mirë dolën e kërkuan. Shkuan në polici dhe e denoncuan. Filloi kërkimet dhe policia dhe në mëngjes mora lajmin se me njoftoi mbesa se gjyshin e kanë nxjerrë të vdekur.
Gazetari: Çfarë bëtë më pas?
Xhulio Zifle: E morën i bënë autopsinë dhe të premten kemi marrë trupin.
Gazetari: Kur morët vesh për vrasjen ku dyshuat?
Xhulio Zifle: Vrasësi tani ka dalë se ne kemi menduar se nuk kemi pasur probleme me asnjë, Babi jeton prej më shumë se 20 vitesh në Greqi.
Gazetari: Dini diçka tjetër nga policia se thonë se është vrarë nga Agimi i Artë?
Xhulio Zifle: Unë nuk e di. Shumë media thonë gjëra të pabaza. Ne jemi me dhimbje shumë të madhe, ndërsa mediat shkruajnë çfarë duan ato. Jo janë zënë në lokal etj…. Ai ishte në punë të vet dhe të gjithë e donin. Nuk ka bërë sherre siç thuhet.
Gazetari: Ju jeni në dijeni që vrasësi ka avokat. Po familja juaj?
Xhulio Zifle: Po po e ndjekim ngjarjen. Mua më ka rënduar shumë këto që lexoj. Babai im shikonte punën e vet dhe nuk kishte lidhje me asgjë. Unë dola që të mos spekulohet lajmet për babain tim.
Gazetari: Të ka ofruar ndihme ambasada shqiptare në Greqi. Ke kontaktuar?
Xhulio Zifle: Jo.
Pjesë nga Biseda me Ardian Brahimajn:
Vjhrri im ishte një njeri që shikonte ditën e punës. Nuk i kishte rënë në qafë askujt. Unë kam jetuar 20 vite në atë vend dhe unë e njoh vrasësin dhe familjen. Nuk kemi patur probleme me askënd. Për këtë njeri kanë dhënë kronika edhe televizionet greke. Ai ishte një njeri që shihet punën e tij. Fshatra ishin sensibilizuar. Banorët donin që të kapej vrasësi, Ata kishin frikë të dilnin në ullishtes së tij.
Vrasësi si njihej?
Ai ka shumë probleme në fshat. Ka qenë i martuar me një shqiptare, ka një fëmijë, ka qenë martuar me një greke dhe ka patur një fëmijë.
Ai ishte përdorues droge. Do ta ndjekim deri në fund këtë punë, Petriit ishte një njeri shumë i dashur dhe nuk i bëntë kleq akujt, që të kishte atë vrasje makabër. Personi në fjalë njihet si njeri i Agimit të Artë.
Unë pashë vendin se ku është hedhur personi. Absolutisht është kapur nga policia për arsye se është një vend i vogël dhe këto gjëra nuk kishin ndodhur prej vitesh. Petriti nuk e meritonte këtë fund.
Kur ka ndodhur debati mes tyre?
Para vrasjes. Petriti vdiq të dielën, të shtunën është bërë ky debat.
Në çfarë orë ka ndodhur vrasja?
Ka ndodhur rreth orës dy ose tre, por unë jam skeptik. Familjarët shkuan në polici, por ata na thanë se duhet të paktën 24 orë. Personi ishte problematik në zonë dhe i zjarrtë për Agimin e Artë.
(B.B/ Faxweb.al)