Teksa kemi disa ditë që kemi hyrë në muajin Maj dhe zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, sërish na është dashur të mendohemi mirë për veshjen, ndërsa çadra është bërë e pandashme.
Temperatura të ulëta shoqëruar me reshje shiu kanë karakterizuar këto ditë vendin tonë, duke krijuar ndjesinë e prag vjeshtës.
Por si do të jetë moti në ditët në vijim? Kur do të rikthehen ditët me diell? “Metealb Albania” bën me dije se moti do të nisë të stabilizohet gradualisht deri mesditën e së mërkurës, duke spostuar vranësirat në veri të vendit.
Megjithatë, situata termike nuk pritet të ndryshojë shumë. E enjtja do të sjellë kthejllime dhe vranësira kalimtare, që do të vijojnë të premten dhe në fundjavë.
“Situata TERMIKE nuk pritet te ndryshoje deri mesditen e se premtes kur do te kete nje rritje te lehte te temperaturave, rritje qe do te vijoje graduale edhe ne fundjave. Pritet qe era te fryje e lehte deri mesatare me shpejtesi 30 km/h deri paraditen e se premtes kur pritet forcim i eres deri 52 km/h por era serisht dobesohet ndjeshem ne fundjave.”, bën me dije “Meteoalb”.
(XH.A/SHUPLAKA)