Arben Sulo, 38 vjeç, u bë viktima e parë e motit të acartë në Shqipëri. Endacaku nga Durrësi ndërroi jetë për shkak të temperaturave të ulëta pasi flinte rrugëve, pa ushqim dhe rroba të përshtatshme.
Vdekja e tij solli reagimin e shumë njerëzve, mes të cilëve dhe të një gazetari nga Durrësi, që shfryn ndaj pushtetit.
“Ky është Beni, një endacak që donte pak bukë dhe ngrohje. Një djalë që Zoti i kishte lënë pjesën e tij të formimit. Ky shtet k*rvë nuk i siguroi Benit pak ngrohje dhe pak bukë.
Rrugëve të Durrësit do t’i mungojë Beni, për pak vëmendje pa të drejtë vote… shumë nga miqtë e mi mund të mos e kuptojnë këtë status, po unë ja dedikoj dy miqve, Borisit dhe Indritit që e respektonin çdo ditë Benin!”, shkruan gazetari Artur Llana.
Ditën e sotme një tjetër person humbi jetën në Sarandë si pasojë e temperaturave të ulta. (A.R/SHUPLAKA)