16:51 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

I ftohti i acartë përfshin Europën, deri më tani 22 viktima

12:47 | 08/01/2017
në Bota, Te Gjitha
0
I ftohti i acartë përfshin Europën, deri më tani 22 viktima

I ftohi që ka përfshsirë Italinë qendrore e jugore, duket se është kthyer në një emergjencë kombëtare. Deri më tani kanë vdekur 7 persona në qytetet si  Milano, Firence, Latina, Altamura, Avellino, Aversa dhe Messina, shkruajnë mediat italiane.

Mes viktimave është një polak i pastrehë 66-vjeçar, i gjetur brenda një pallati të braktisur në Lombardi. Ndërkohë në Capriano, një provincë e Monzës, një pensionist 81-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të lumit Bevera a Briosco, jo larg nga shtëpia e tij. Ai thuhet se ka qenë i sëmurë me Alcajmer. Adam Zbigniew Koziol, i cili kishte mbushur 49-vjeç ditën e Krishtlindjes, një tjetër i pastrehë polak është gjetur i pajetë dhe i ngrirë gjatë natës në Firence.

Po kështu në 48 orët e fundit janë regjistruar edhe 5 viktima të tjerë. Angelo Lanzaro, një 44-vjeçar baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë nga morthi në Avellino dhe një shtetar rumun në Messina, 46-vjeç. Një sëmundje apo rënie prej akullit dyshohet të jenë shkaqe të vdekjes së një gruaje 49-vjeçare në Altamura të Bareses. Edhe një 50-vjeçar i pastrehë është ndarë nga jeta në kishën e Immacolata, në qendër të Latinës. Edhe disa aeroporte kanë mbetur të bllokuar për disa orë. Kryeministri italian Paolo Gentiloni është shfaqur sot në selinë qendrore të Mbrojtjes Civile për të mbikëqyrur operacionet e ndihmës.

Edhe të pastrehëve që nuk duan të lëvizin nga vendet ku rrinë si zakonisht u janë shpërndarë veshje të posaçme që rezistojnë deri në -20 gradë Celsius. Nga të ftohtit të acartë duket se është prekur edhe kampionati italian i futbollit, Serie A, pasi ndeshja Pescara-Fiorentina është shtyrë, teksa parashikohej të luhej sot.

I ftohti u kushtoi jetën të paktën 10 personave në shtetin Polonez.  Temeperaturat zbritën nën -20 gradë Celsius të shtunën. Një burrë gjeti vdekjen në Belgjikë, pasi kamioni me të cilin po udhëtonte rrëshqiti për shkak të ngricave.

Termometri shënoi -7 gradë Celsius në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanik, ndërsa ekspertët paralajmërojnë ulje të mëtejshme. Rrugët u mbyllën përkohëshisht në disa zona në veri të Greqisë për shkak të borës dhe akullit.

Reshjet e dendura të borës përfshinë edhe Stambollin dhe kompania ajrore “Turkish Airlines” anuloi më shumë se 650 fluturime. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” raportoi se ngushtica e Bosforit, që përshkon mes përmes Stambollin, u mbyll dhe shërbimi i trageteve u pezullua. (J.V/Shuplaka)

 

ftohti

Etiketa: i ftohti i acarteviktimat
Pas

Shënohet viktima e dytë nga i ftohti, vdes endacaku në Sarandë (EMRI)

Para

Zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel: Shpërbërja e BE-së nuk është më një utopi

Para
Zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel: Shpërbërja e BE-së nuk është më një utopi

Zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel: Shpërbërja e BE-së nuk është më një utopi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kancelari gjerman kritika Izraelit: Ajo që po ndodh në Gaza e papranueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.