Që prej ditës së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga një valë i ftohti, ndërsa në kryeqytet temperaturat arrijnë deri në -6 gradë.
Në Divjakë, një 83-vjeçar humbi jetën si pasojë e stuhisë së fortë me erë deri në 23 km në orë gjatë natës. Halil Mici, gjeti vdekjen pasi i ka rënë në kokë një degë pishe e thyer. Ai ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij, kur pema është thyer.
Në juglindje të vendit, bora zbardhi të gjitha rrugat duke i bërë ato të pakalueshme. Firma mirëmbajtëse nuk mori masa në kohë dhe pati disa aksidente pa pasoja në jetë. Për këtë arsye Prefekti i Korçës, Ardit Konomi, kërkoi ndjekje penale për subjektin që mirëmban rrugën Korçë–Kapshticë, raporton TV Klan.
Në orët e para të mëngjesit, segmentet kryesore u bënë të kalueshme.
Korçë–Ersekë dhe në Qafën e Qarrit qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë, për shkak të shtresave të akullit. Edhe rrugët drejt zonave turistike të Dardhës dhe Voskopojës, në të cilat trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra, qarkullohet vetëm më zinxhirë. (A.R/SHUPLAKA)