12:58 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

I ftohti polar në Tiranë, Veliaj falenderon vullnetarët: Nuk keni ndihmuar vetëm disa njerëz, por…

23:43 | 18/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
I ftohti polar në Tiranë, Veliaj falenderon vullnetarët: Nuk keni ndihmuar vetëm disa njerëz, por…

Bashkia e Tiranës iu ka shprehur sot mirënjohjen të gjithë vullnetarëve dhe strukturave shtetërore, pasi javën e kaluar u bënë bashkë për të përballuar situatën e emergjencës që preku Tiranën për shkak të ftohtit polar.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të emergjencave civile, shërbimit zjarrfikës, shërbimeve sociale, policisë bashkiake dhe individë të tjerë që iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës.

 Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerëson rolin që kanë luajtur të gjithë në një situatë të pazakontë për një qytet si Tirana, duke bërë që të kalojë pa asnjë incident.

“Ajo që kam më përzemër janë historitë fantastike të këtyre 10 ditëve të fundit në qytetin tonë sepse ka qenë një periudhë që mua më ka frymëzuar shumë, më ka bërë të kuptoj sa i bekuar jam që punoj me të gjithë ju, e sa mirënjohës jam për punën e të gjithëve! Sot jemi në një fazë ku të gjithë e pranojmë se sa më shumë të bëjmë, aq më shumë zbulojmë që duhet bërë, se sa më shumë u morëm me kopshtet e çerdhet, aq më shumë zbuluam sa dramë ishin shkollat. Por, nuk ka njeri në këtë qytet që kur shikon përpjekjen titanike që secili bëri në këtë fazë të vështirësive, thotë se ka një përpjekje të sinqertë për t’i çuar gjërat përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku ka shprehur një falenderim të veçantë për punën që bëri Policia Bashkiake, pasi u angazhuan maksimalisht për shpëtimin e njerëzve.

 “Unë e di fare mirë çfarë do të thotë të jesh në Policinë Bashkiake.

Së pari, sepse nga të gjitha skuadrat me uniformë, është ajo e paguara më pak; së dyti, ka trashëguar ndoshta imazhin më të rëndë nga e kaluara. Po unë di të them këtë që kush e pa sjelljen e Policisë Bashkiake këto 10 ditë, sot ka një mendim totalisht ndryshe për dinjitetin që i është kthyer uniformës së Bashkisë së Tiranës nga policia jonë e re bashkiake”, shtoi ai.

Veliaj falenderon gjithashtu edhe punonjësit e shërbimit social, të cilët iu krijuan kushte të gjithë të pastrehëve që shumica ishin në gjendje rruge, fëmijë dhe pensionistë. Sipas tij, Tirana e shfaq veten gjithmonë solidare dhe është e gatshmë për çdo gjë.

Për këtë, kreu i Bashkisë falenderoi të gjitha bizneset dhe familjet tiranase që dhanë kontrubutin e tyre me ndihmat sociale, duke ofruar ushqime dhe veshje.

“Nuk keni ushqyer vetëm disa njerëz keni ushqyer një kulturë të re, edhe kulturën e të shërbyerit, pavarësisht nëse je i këtij qyteti, apo jo, pavarësisht se je sipërmarrës apo i pastrehë, dhe unë besoj se shembulli juaj na ka frymëzuar të gjithëve”, thekson Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj lajmëroi për një nisëm të re të ndërmarrë nga Bashkia për të kthyer një nga qëndrat sociale në një hapësirë ku personat te rrugës të mund të strehohen gjatë natës. (K.P/Shuplaka)

Etiketa: Erion Veliajftohtendihmatiranevullnetare
Pas

Egjipti fut ish-futbollistin e Kombëtares në listën e zezë të terroristëve

Para

Presidentët më të paguar në rajon, kryeson Hashim Thaçi – PAGAT

Para
Presidentët më të paguar në rajon, kryeson Hashim Thaçi – PAGAT

Presidentët më të paguar në rajon, kryeson Hashim Thaçi - PAGAT

Discussion about this post

 



Të Fundit

Siria dërgon forca sigurie në Suwayda pas përleshjeve vdekjeprurëse dhe trazirave

“Ndiejmë keqardhje të thellë”: Netanyahu i nënshtrohet kërkesës së Trumpit për sqarime mbi sulmin ndaj kishës në Gaza

Turqia përsërit mbështetjen për integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e Sirisë

Fruta të thata, brioshë dhe pije/ U falsifikonin etiketat, “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

“Natë ferri”/ Zelensky: Rusia kreu mbi 300 sulme ajrore, dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ndërtesa banimi

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Ambasada e SHBA ndan pamjet: Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

Një javë larg përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, dështon për herë të 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.