Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar tre viktima edhe në Maqedoni.
Sipas mediave maqedonase, një person ka vdekur nga të ftohtit në Shkup, një në Strumicë dhe një në Pehçevë, në lindje të vendit.
Njëlloj si Shqipërinë, edhe Maqedoninë e ka përfshirë një klimë shumë e ftoftë që prej 6 janarit.
Mësohet se temperatura më e ulët është shënuar këtë të dielë, – 28 gradë Celsius. (D.D/Shuplaka)