Pastori Charles H Ellis III ka kërkuar publikisht falje Ariana Grandës, pasi u akuzua se i preku gjoksin gjatë funeralit të Aretha Franklin. Videoja gjatë ceremonisë pushtoi rrjetet sociale, ku pastori e përqafoi Ariana Granden duke i prekur edhe gjoksin, ndërkohë që ajo performonte këngën e Franklins (Ti më bën të ndjej).
Pastori ka folur dhe ka sqaruar faktin që nuk ishte qëllimi i tij të prekte gjoksin e Arianës.
“Nuk do të jetë kurrë qëllimi im të prek gjoksin e një femre.
Nuk e di thjesht vura duart rreth saj. Ndoshta e kalova kufirin, ndoshta u tregova shumë miqësor dhe familjar, kërkoj falje. I përqafoj të gjithë artistët femra dhe meshkuj”, tha ai.
(J.D/Faxweb.al)